Sot provimi i fundit i maturës shtetërore

Sot provimi i fundit i maturës shtetërore

Kjo e enjte do të ulë për herë të fundit në bankat e shkollës maturantët, të cilët do të testojnë njohuritë e tyre në lëndët me zgjedhje.

Ky është provimi i fundit i maturantëve, të cilët mbyllin kështu një cikël shkollor, për të filluar një sfidë të re, atë të universitetit.

Më herët, maturantët janë testuar në provimin e Gjuhë-Letërsisë, test ky i cili ka ngjallur reagime të shumta pasi nxënësit kanë akuzuar ministrinë e Arsimit se teza e provimit kishte shumë gabime dhe pyetje që nuk testonin njohurit, por i ngatërronte ato.

Pyetja e famshme "Çfarë bëri Turi" dhe përfshirja e autorit Lasgush Poradeci ngriti maturantët në protestë për 3 ditë me radhë, e ndërsa Ministria e Arsimit si përfundim njoftoi se pyetjet që janë kundërshtuar nuk do të jenë pjesë e vlerësimit.

Ndërkohë, ndryshe nga sa ndodhi me Gjuhë-Letërsisë, për maturantët provimi i matematikës ishte i nivelit mesatar.

Ajo që është vënë re pasa se të niste testi, por edhe gjatë protestave, masat COVID-19 nuk janë respektuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy