COVID-19/ Ndëshkohen 11 subjekte, 7 prej tyre iu pezullohet aktiviteti

COVID-19/ Ndëshkohen 11 subjekte, 7 prej tyre iu pezullohet aktiviteti

Në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së koronavirusit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka ndëshkuar 11 subjekte, të cilat nuk kishin respektuar masat.

Mësohet se 4 masa administrative me gjobë janë vendosur në subjekte si fasoneri, kompani nafte, supermarket.

Ndërkohë, është vendosur pezullim aktiviteti për 7 subjekte në institucione publike, market ushqimor, dyqan veshjesh dhe filial banke.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Dibër, Shkodër, Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë.

Në total gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 114 mijë  inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur mbi 400 masa administrative.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy