
Ditën e djeshme nisi aksioni për shembjen e banesave te zona e Bregut të Lumit, në kuadër të zgjatimit të Bulevardit të Ri. Por një ditë më pas, banorët thonë se nuk janë njoftuar zyrtarisht për të liruar banesat, teksa akuzojnë policinë për nxjerrje me dhunë dhe gaz lotsjellës. Banorët pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer.



