Dy të prekurit nga koronavirusi në Shkodër dhe në Korçë mësohet se janë punonjës në Prokurori dhe në Kadastër.
Një oficeri i policisë gjyqësore në qytetin e Shkodrës rezulton i prekur me Covid-19 dhe për këtë prokuroria ka dhënë urdhërin që të vetizolohen të gjithë prokurorët e qytetit më të madh verior.
OPGJ dhe personi që e ka infektuar janë të dy të vetëkarantinuar dhe po ndiqen nga mjekja e Infektivit.
Në të tilla kushte, Prefekti ka njoftuar të gjithë punonjësit e Prokurorisë Shkodër të marrin masa për vetëkarantimin deri me datë 30 mars 2020, ditë e hënë.
Si masë parandaluese dhe përhapëse, të gjithë personat e familjes së OPGJ-së janë vetëizoluar. Oficeri i Policisë Gjyqësore ishte i vetëkarantinuar prej 10 ditësh.
Aktualisht ai po trajtohet me mjekim të dhënë nga infeksionistët, ndërsa është duke u bërë hetimi epidemiologjik për të afërmit dhe kontaktet e tij. Ai jeton në një lagje periferike të Shkodrës, dhe ka një familje me 5 anëtarë.
Ndërsa vetëm prokurorët, OPGJ dhe sekretaret e gatshëm do të dalin në punë për të kryer veprimet e ngutshme duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse. Edhe në qytetin e Korçës rezulton se i prekur është një nga punonjësit e Kadastrës.
Ai është është i vetëkarantinuar në shtëpi, pasi gjendja shëndetësore nuk është problematike . Sipas burimeve ai ka pasur kontaktet me tre nga personat e prekur me COVID-19 në qytetin e Korçës. Tek Kadastra në Korçë puna vijon vetëm online.



