The Washington Post: Grupi për mbrojtjen e kafshëve dhe Shqipëria, mosmarrëveshje mbi fatin e tre luanëve

The Washington Post: Grupi për mbrojtjen e kafshëve dhe Shqipëria, mosmarrëveshje mbi fatin e tre luanëve

Gazeta prestigjioze amerikane “ The Washington Post” në numrin e saj të fundit, ka shkruar lidhur me gjendjen e tre luanëve të një kopshti zoologjik privat në Shqipëri, të cilët do duhej të ishin trasferuar deri tani në shtëpinë e tyre të re në Holandë.

Gazeta sqaron në shkrimin e saj, se një grup ndërkombëtar i cili merret me mirëqenien e kafshëve ende nuk ka arritur të mirret vesh me qeverinë shqiptare mbi çështjen e transferimit të tre luanëve të konfiskuar nga kopshti zoologjik privat i Fierit “Safari Park”, drejt strehës së tyre të re.

Luanët kërkojnë kujdes të duhur mjekësor, por mbeten të mbyllur në Shqipëri, për shkak të "arbitraritetit burokratik" të Tiranës, shkruan gazeta Washington Post, duke cituar një deklaratë nga grupi i mirëqenies së kafshëve “Four Paws”. Megjithatë, qeveria këmbëngul se duart e saj janë të lidhura me një padi.

Tre luanët të quajtur Lenci, Bobby dhe Zhaku, janë vetëm 11 prej kafshëve të konfiskuara në tetorin e kaluar nga autoritetet e “Safari Park Zoo”-së, me pretendimin e dokumentuar të keqtrajtimit të tyre. Ata u zhvendosën në një kopsht zoologjik publik, i cili konsiderohet gjithaq i papërshtatshëm nga “Four Paws”. “Ata qëndrojnë në këto kafaze të kyçur, të ndërtuar në vitet ‘70, ecin në dysheme dhe shqetësohen nga distanca shumë e afërt me njerëzit”,  thotë Blandi Mustafai, një nga dy punonjësit e “Four Paws” të profilizuar për përkujdesin ndaj kafëshëve të egra. Mustafai shtoi se luanët ndonëse janë në një gjendje optimale shëndetësore, kanë pësuar dhunë dhe trysni psikologjike.

Pronari i kopshtit privat “Safari Park” ngriti padi dhe i dha rrugë gjyqsore një procesi të tillë pas konfiskimit të 11 kafshëve. Megjithatë, pavarësisht procedimit, qeveria shqiptare dërgoi së fundmi drejt Gjermanisë Dushin, një ari të katandisur me tri këmbë.

Në qëndrimin e saj zyrtar, organizata “Four Paws” i bën thirrje zyrtarëve kompetentë të Tiranës që të kapërcejnë barrierat burokratike, me qëllim dërgimin dhe kurimin imediat të kafshëve të dhunuara në habitatin e tyre të përshtatshëm në Holandë.  Ioana Dungler, drejtore e “Four Paws” e cila ishte përgjegjëse për shpëtimin e kafshëve nga Safari Park Zoo, fajëson qeverinë shqiptare që ka shtyrë në mënyrë të përsëritur largimin e luanëve, thotë gazeta amerikane.

Sakaq, nga Ministria e Mjedisit, e cila është duke e mbikëqyrur çështjen në fjalë, nuk ka ende një reagim zyrtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy