Personat me aftësi të kufizuara në qytetin e Durrësit vijojnë të mbeten peng të premtimeve të pushtetit vendor dhe pavarësisht disa protestave ende nuk kanë marrë pagesat prej 17 mijë lekësh.
Sokol Murataj, zëvendëspresident i organizatës për personat me aftësi të kufizuar bën të ditur për MCN se kanë depozituar padi penale në prokurori, dhe nëse problematika nuk merr zgjidhje, do t'i drejtohen edhe SPAK.



