Nesër në Kosovë fillon dhënia e dozës së tretë e vaksinës antiCovid

Nesër në Kosovë fillon dhënia e dozës së tretë e vaksinës antiCovid

Nga nesër në Kosovë do filloj dhënia e dozës së tretë e vaksinës anti-COVD.

Ky vendim vjen pas takimit të Ministrisë së Shëndetësisë së bashku me Komitetin për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19.

“Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet  6 muaj pas  marrjes së dozës së dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Tutje sqarohet se dhënia e dozës së tretë do ju jepet edhe personave tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur.

“Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues.

Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë”.

Po ashtu, dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeç, sipas interevaleve kohore për dozat e lartë cekura.

Qytetarët, sipas MSH,  do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, emaili dhe njoftimeve publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy