Bashkia Tiranë ka hapur një konkurs për skulpturat e reja që do të vendosen në parqet e kryeqytetit.
Në konkurs prioritet do tju jepet skulptorëve të rinj me synim promovimin e talentit të tyre. Konkursi përfundon në datën 30 prill ndërsa do të shpallen tre fitues. Për TemA TV Dritan Nasi, ekspert në Drejtorinë e Kulturës shpjegon disa nga detajet e konkursit.



