Gjermania ka regjistruar dy viktima gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e virusit Covid-19.
Lajmi është publikuar nga instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.
Reuters ka shkruar se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 9,012, ndërsa shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 196, 335.
Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Spanja.
Gjithashtu, kujtojmë se qeveria gjermane ka lehtësuar masat, ndërsa ka hapur kufijtë me disa shtete europiane.



