1 Tetori, Dita Botërore e të Moshuarve

1 Tetori, Dita Botërore e të Moshuarve

Data 1 Tetor është vendosur si Dita Botërore e të Moshuarve.

Dita Botërore e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën.

Çdo vit, tematika e Ditës Botërore të të Moshuarve është e ndryshme. Këtë vit në fokus është mesazhi: Pandemitë:Si ndikojnë ato tek Moshimi dhe Plakja?

“Viti 2020 shënon 75-vjetorin e Kombeve të Bashkuara dhe 30 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar. Ky vit ka pasur gjithashtu një shfaqje të pandemisë COVID-19, që ka shkaktuar një situatë tepër të vështirë në të gjithë botën. Duke marrë parasysh rreziqet tepër të larta me të cilat përballen personat e moshuar gjatë shpërthimit të pandemive të tilla si: COVID-19, politikat, ndërhyrjet dhe programet duhet të synojnë drejt ngritjes së vetëdijes për nevojat e tyre të veçanta”, thonë ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik.

“Njohja e kontributeve të personave të moshuar në shëndetin e tyre dhe rolet e shumta që ata luajnë në fazat e gatishmërisë dhe reagimit të pandemive aktuale dhe të ardhshme është gjithashtu e rëndësishme”, bën të ditur ISHP.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy