Gjermani, disa aksidente në emër të “Allahut”. Hetuesit: Sulm islamik

Gjermani, disa aksidente në emër të “Allahut”. Hetuesit: Sulm islamik

Një burrë shkaktoi disa aksidente të martën në darkë në një autostradë në Gjermani, duke plagosur gjashtë persona, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, thanë hetuesit.

Prokurori i Përgjithshëm i Berlinit e vendosi theksin tek një sulm me “origjinë islamike”, pasi sipas autoriteteve, agresori, i cili është një 30-vjeçar irakian thërriti “Allah Akbar”, ndërsa filloi të godasë disa makina të tjera.

Më pas, 30-vjeçari, doli nga automjeti i tij duke kërcënuar se kishte armë. Megjithatë, një zëdhënës i autoritetit hetues shtoi se agresori “mendohet të ketë edhe probleme mendore”.

Për shkak të aksidenteve, autostrada ishte e mbyllur për disa orë, duke shkaktuar shqetësime të konsiderueshme.

Bild shkruan se pasi agresori e ndaloi makinën, vendosi një kuti të zezë mbi mjetin e tij, duke thërritur mw pas se “askush të mos afrohet, pasi do të vritet”.

Një ngjarje e tillë të kujton sulmin në tregun e Krishtëlindjes në Breitscheidplatz, kur më 19 dhjetor të 2016, tuniziani Anis Amri përplasi një kamion me shpejtësi të lartë mbi turmën e njerëzve, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe dhjetra të plagosur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy