
Kryetari i shoqatës “Pro-Export”, Edvin Prençe, thotë se kriza në sektorin e biznesit po thellohet gjithnjë e më shumë.
Po shohim largime të përditshme nga vendet e punës, njerëzit po largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian, jo vetëm nga sektori i manifakturës, i veshjeve dhe këpucëve, por gjithandej.
Ndoshta me azhornimet e fundit mund të shtohet shifra prej 20 mijë vendesh pune të lira.
Mund t’iu them se në një javë, në një kompani me 1000 të punësuar janë larguar 80 punonjës dhe situata duket se mund të thellojë hendekun e largimeve.
Duke folur për MCN Live, ai tha se sektori i manifakturës, i veshjeve dhe këpucës, po fillon të mos jetë konkurrues për vendet ballkanike, sa i takon prurjes së brendeve të huaja të prodhimit në Shqipëri.
Sipas tij, kursi i këmbimit po thellon problematikën e likuiditetit në sektor.



