Peto: Mendimet suicidale s’vijnë në një ditë. Familja, primare në identifikimin e ndryshimeve te fëmijët 

Peto: Mendimet suicidale s’vijnë në një ditë. Familja, primare në identifikimin e ndryshimeve te fëmijët 

Psikologia Denisa Peto tha në “Mcn Informacion” se familja ka rol primar në identifikimin e ndryshimeve në sjelljen e fëmijëve.

Ajo theksoi se depresioni dhe mendimet suicidale nuk ndodhin në një ditë, por kanë një shtrirje të gjatë kohore.

Peto tha ndër të tjera se denigrimet dhe komentet në lidhje me pamjen e jashtme të fëmijëve në rrjetet sociale çojnë në vetëizolim

Duke u nisur nga rasti i fundit, që ishte rast bullizimi, i 17-vjeçares që kreu edhe aktin e vetëvrasjes. Duhet të dimë që depresioni apo mendimet suicidale nuk vijnë në një ditë, ato kanë shtrirje shumë të gjatë kohore. Familja është primare që duhet të identifikojë ndryshimet e fëmijës. Mund të kemi vetëizolim, ndrydhje të emocioneve. Koha që të rinjtë kalojnë në rrjetet sociale është e lartë. Komentet bëjnë denigrim të figurës së të rinjve, do merren me pamjen e jashtme, që do çojë në vetëizolim. Depresioni kalon disa faza. Te të rinjtë kemi një qëndrim në rrjetet sociale për një kohë të gjatë, moskomunikim me familjarët, rënie të interesit për lojërat, rënie të interesit te mësimet. Nuk besoj se ka depresion të fshehur, por është depresion që nuk është identifikuar ende. Personat ekstrovertë mund të shprehen më shumë, introvertët do ta mbajnë për vete një ndjenjë, dhe është më e vështirë për ta treguar, apo për të kërkuar ndihmën”.

Peto vuri në dukje se mosha më e re, përkatësisht nga 15 deri në 30 vjeç e merr më lehtë pjesën e shkuarjes te psikologut, se sa mosha e rritur, 30 vjeç e sipër. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy