Bashkia e Peqinit, bazuar në raportin e Institutit të Ndërtimit, ka ndaluar kalimin e automjeteve me tonazh mbi 3.5 ton në Urën e Çengelajt mbi lumin Shkumbin.
Sipas raportit, në këmbët mbështetëse të strukturës janë konstatuar dëmtime serioze si pasojë e gërryerjes së bazamentit nga uji që mund të çojnë në kolaps të urës dhe digës.



