Premtimet e pambajtura për zgjidhje të mbetjeve urbane në Gjirokastër

Premtimet e pambajtura për zgjidhje të mbetjeve urbane në Gjirokastër

Në vitin 2022, u bë publik nga Ministrja Mirela Kumbaro dhe më pas nga Kryeministri Edi Rama se problemi shumëvjeçar i mbetjeve urbane në Gjirokastër dhe zonat përreth do të zgjidhej brenda 12 javësh, duke u paraqitur si një ndërhyrje e rëndësishme për përmirësimin e situatës mjedisore në qytet.

 

Në deklaratat publike të kohës paralelisht, u promovua publikisht nisja dhe përfundimi i punimeve përmes materialeve “para dhe pas”, si një transformim i rëndësishëm i zonës së mbetjeve, ndërsa në terren situata reale mbetej e diskutueshme, me mbetje të pranishme në afërsi të zonave të banuara. Xhadat shkuan në zonën e Gërhotit, pak kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, ku panë se vendgrumbullimi i mbetjeve vijon të ekzistojë dhe se zona e parashikuar për diferencimin e mbetjeve është sërish e mbushur me mbeturina. Në terren vërejtën pirgje të mëdha mbetjesh dhe prani e mjeteve të bashkisë që vijojnë depozitimin e tyre, duke treguar mungesë të një zgjidhjeje të qëndrueshme. Gjithashtu panë se infrastruktura e ngritur për menaxhimin e mbetjeve është degraduar dhe nuk funksionon sipas qëllimit fillestar, ndërsa vendgrumbullimi ndodhet shumë pranë zonave të banuara. Në afërsi të zonës, banorët shmangin prononcimet për shkak të lidhjeve të punës me ndërmarrjet lokale, ndërsa në raste të veçanta shprehen jashtë kamerës se nuk dëshirojnë të flasin për situatën. 

 

Nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës, drejtori i punëve publike, Bashkim Tola, pranon se situata është e vështirë dhe nuk varet vetëm nga investimet, por kërkon bashkëpunim më të gjerë me komunitetin. Ai thekson se janë planifikuar përmirësime dhe ndërhyrje në vijim, duke parashikuar që ndryshimi i dukshëm të realizohet brenda një periudhe afatmesme, deri në një vit e gjysmë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy