Nga data 1 qershor i këtij viti në vend do të ndalohet prodhimi, shitja dhe importi i qeseve plastike për përdorim individual.
Në kuadër të kësaj nisme me qëllim mbrojtjen e mjedisit nga mbetjet, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka sjell sot shembullin e disa artizanëve nga Gjirokastra të cilët po dizajnojnë çanta me elementë të qytetit të gurtë.
Kemi edhe shumë të tjera me riciklime”- thotë Alma, që i ka marrë masat për dizenjimin e çantave me elementë nga Gjirokastra.
Ministrja Kumbaro, thotë se tashmë duhet të futen në përdorim torbat, ndërkohë që ka përkrahur këtë iniciativë të artizanëve.
“Torbat janë në modë, janë të bukura, janë shumëpërdorimshe. Moda e fundit e riciklimit, se ne në Gjirokastër nuk lemë gjë të na vejë dëm.
Kumbaro ka sugjeruar bizneseve të këtij sektori, të konvertojnë teknologjinë në prodhimin e qeseve të plehrave, apo qeseve të trasha që nuk dalin nga përdorimi, as nga prodhimi.
Ligji parashikon penalizime për shitësin dhe konsumatorin, ndëshkim me gjobë deri në 30 mijë lekë për konsumatorin dhe deri në 150 mijë lekë për prodhuesit e importuesit.



