Nga Nertila Dosti
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës ka publikuar shifrat sa i përket pjesëmarrjes së pedagogëve dhe studenteve në procesin e votimit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj.
Pjesëmarrja e stafit akademik të Univesritetit të Tiranës deri në orën 14 të kësaj të mërkure ka arritur në 93.7%.
Sa i përket pjesëmarrjes së studenëtëve ajo varjon nga 20-31%.
Por në fakt pjesëmarja e studentëve është më e lartë pasi në lisat emërore të votuesve bëjnë pjesë edhe ata studentë të cilët kanë një apo disa provime të mbartura, përfshirja e tyre në listë ul edhe nivelin e pjesmarrjes.
Pa këta studentë pjesëmarrja ne Universitetin e Tiranës deri në orën 14 arrin në 60%.



