Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka pranuar këtë të premte cilësinë e ulët të disa prej barnave që marrin shqiptarët. Ajo tha se garantimin e aksesit të qëndrueshëm të qytetarëve në barna cilësore, të sigurta dhe efektive është objektiv i institucionit që ajo drejton.
Ndërkohë, njoftoi se vetëm pak ditë më parë është miratuar VKM-ja e re e çmimit të barnave e cila përshtat çmimet me problematikat që hasin kompanitë farmaceutike.



