Policia ka ndëshkuar dy fasoneri në Krujë, duke u vënë gjobë 100 e 300 mijë lekë.
Gjithashtu policia ka bllokuar edhe dy mjete që transportonin punëtorët.
Referuar njoftimit të policisë, tregohet se një fasoneri u gjobit me shumën 100 mijë lekë për mosrespektim të distancës së punëtorëve, ndërsa tjetra me 300 mijë lekë për mosrespektimin e distancës në automjetin e transportit të punonjësve.
Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë të kushteve higjieno-sanitare.
Policia vijon kontrollet në territor për monitorimin e zbatimit të masave dhe apelon për të gjithë qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e automjeteve që të respektojnë masat kufizuese dhe masat mbrojtëse.



