Ambasadorja e Suedisë: Nismat për fuqizimin e grave, pozitive për integrimin europian të Shqipërisë (VIDEO)

Ambasadorja e Suedisë: Nismat për fuqizimin e grave, pozitive për integrimin europian të Shqipërisë (VIDEO)

Ndërmarrja e nismave në fushën e turizmit, inovacionit apo modës, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në fuqizimin e grave janë në qendër të disa projekteve që Suedia po ndërmerr apo do të ndërmarrë së shpejti në Shqipëri. Në një bisedë me gazetaren Blerina Goce për emisionin “EuropeIN” në MCN TV, ambasaorja e Suedisë në Shqipëri, znj. Elsa Hastad vëren se diçka e tillë është gjithashtu pozitive për Shqipërinë dhe për Europën, si dhe për integrimin evropian të Shqipërisë.

Fuqizimi i grave është prioritet për Suedinë dhe ne kemi politika të jashtme feministe dhe përmes bashkëpunimit ne bëjmë shumë gjëra. Më lerë të tregoj disa nga këto bashkëpunime.

Ju jeni shumë të pasur, keni biodiversitet, që vendet e tjera nuk e kanë dhe shumë gra punojnë në këtë fushë.

Çfarë është gjëja e duhur për t’u bërë është krijimi i një zinxhiri për të shitur produktet e tyre, të marrin para për to dhe të sigurojnë një biznes të mirë me punësim të mirë dhe pro mjedisit dhe produktet të eksportohen në Evropë. Dhe kjo është e mirë për Shqipërinë, për Europën dhe për integrimin evropian të Shqipërisë. Tani ëndrra ime është të lidh industrinë e modës në Suedi me industrinë e modës në Shqipëri, sepse ne kemi shumë stilistë të mirë suedezë, kemi shumë biznese të qëndrueshme suedeze: të mira në raport me mjedisin, jo të korruptuar, të mira për cilësinë dhe ëndrra ime është që të bëj që kjo të ndodhë dhe e gjitha do të jetë për përfitim të grave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy