Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i ka dhënë të drejtë një punonjësi të quajtur Durim Grabova të riktheht në pozicionin e punës ku ai ishte më parë, pasi ishte larguar pa të drejtë nga qeveria.
Përplasjet mes punonjësit të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe përfaqesuesit t¡ qeverisë ishin të gjata në gjykatat shqiptare ndaj ai vendosi ti drejtohej gjykatës Evropiane.
51-vjeçari nga Tirana fitoi rikthimin e tij në vendin e punës, por autoritetet nuk i kishin paguar kontributet sociale dhe shëndetësore për periudhën gjatë së cilës ai ishte i papunë. Gjithashtu, ai kërkoi kompensim për dëmin monetar, i cili, sipas pretendimeve të tij, kishte ardhur si rezultat i vonesës.
Por qeveria prntendonte të kundërtën i kërkoi Gjykatës ta përjashtonte ankimin nga lista e saj e çështjeve bazuar në nenin 37 të Konventës. Ankuesi kërkonte rimbursim prej 2,000 eurosh për kostot dhe shpenzimet e dala përpara procedurave vendase dhe Gjykatës së Strasburgut. Qeveria e kundërshtoi kërkesën e ankuesit. Gjykata thekson se sipas praktikës ligjore të Gjykatës, një ankues ka të drejtë për rimbursim për kostot dhe shpenzimet vetëm nëse provohet se këto shpenzime janë bërë në të vërtetë dhe kanë qenë të nevojshme, dhe janë të arsyeshme si sasi.
Në çështjen në fjalë, bazuar në dokumentet mbështetës të dorëzuar nga ankuesi, Gjykata i akordon atij 53 euro për kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë e cila mund të jetë e tarifueshme, për kostot dhe shpenzimet, për t’u konvertuar në vlerën monetare të shtetit të paditur në normën e zbatueshme në datën e kompensimit.



