10 prilli shënohet si Dita e Vëllezërve dhe motrave.
Kjo ditë festohet për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e vëllait ose motrës në jetën e një personi.
Dita e vëllezërve dhe motrave u festua për herë të parë në vitin 1996 pasi Claudia Evart krijoi festën në vitin 1995 pasi humbi vëllanë dhe motrën e saj.
Njujorkezja Claudia Evart, themeluesja e Fondacionit Siblings Day, humbi vëllanë e saj Alan dhe motrën Lisette në moshë të re.
10 Prilli u zgjodh si data për të nderuar rëndësinë e vëllezërve dhe motrave, pasi shënoi edhe përvjetorin e lindjes së motrës së ndjerë të Evart, Lisette.
Ndaj, sot mund të ftoni për darkë për të festuar me motrën apo vëllanë tuaj, ose po nuk patët kohë, thjesht dërgojini një kartolinë apo një mesazh zemre.
Sepse kjo është lidhja më e fortë në jetë, që zgjat deri në fund të jetës.



