Twitter synon t’i japë fund shpërndarjes së artikujve nga përdorues që nuk i lexojnë fare ato

Twitter synon t’i japë fund shpërndarjes së artikujve nga përdorues që nuk i lexojnë fare ato

Twitter po përpiqet të ndalojë njerëzit së shpërndari artikuj që nuk i kanë lexuar.

Kompania shpreson të promovojë një debat mbi informimin në mediat sociale.

Rrjeti social synon që para se një përdorues të shpërndajë një link në Twitter, t’i pyesë ata nëse vërtet e kanë lexuar artikullin apo jo.

“Shpërndarja e një artikulli mund të gjenerojë debat, ndaj ju duhet ta lexoni atë para se ta ndani me miqtë,” tha Twitter në një deklaratë. “Ne po synojmë të ndihmojmë nxitjen e debatit për informim”, ka thënë kompania në një deklaratë.

Problemi i përdoruesve që shpërndajnë artikuj pa i lexuar ato nuk është i ri. Një studim i vitit 2016 nga shkencëtarët në Universitetin Columbia dhe Microsoft zbuloi se 59% e artikujve të postuar në Twitter nuk klikohen kurrë.

Në një eksperiment social, një faqe në Facebook postoi një artikull me titull: “Studimi: 70% e përdoruesve të Facebook lexojnë vetëm titullin e artikujve”.

Postimi mblodhi më shumë se 127 mijë angazhime në Facebook, edhe pse nëse e klikoje, artikulli ishte bosh.  

Twitter synon të ngrejë një barrierë psikologjike, duke i detyruar përdoruesit e tij të reflektojnë mbi gjërat që shpërndajnë në profilet e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy