Lirimi i hapësirave publike, Musai: Aksion i përkohshëm, bregut i është bërë masakër (VIDEO)

Lirimi i hapësirave publike, Musai: Aksion i përkohshëm, bregut i është bërë masakër (VIDEO)

Pedagogia dhe urbanistja Doriana Musai, nuk e sheh si serioze nismën më të fundit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike, por si një aksion të përkohshëm.

Ajo tha për “MCN Informacion” se në ligjin aktual për zhvillimin e territorit, janë përjashtuar qytetarët, grupet e interesit dhe biznesit por se çdo gjë është bërë nga grupe të vogla njerëzish dhe nga vetë qeveria.

Sipas saj, ka nevojë që të hapet si problematikë dhe të zgjidhen disa probleme.

E shoh si një aksion të përkohshëm, e kam parë më herët. Që kur zoti Rama ka qenë në bashki, çdo 2-3 vjet ndodhin aksione të tilla, të lirojnë hapësira që jepen me qira për tu shfrytëzuar nga biznese private.

Nuk është një nismë qeveritare serioze që ka për qëllim lirimin e hapësirave publike, por është diçka kalimtare. 

Bashkia Shkodër nuk ka dhënë asnjë koment, se ato ndërtime në Theth nuk mbinë nga hiçi, kemi autoritetet në territor, qëllimisht shkon pushteti vendor shkon dhe kontrollon nëse kanë qenë totalisht pa leje. 

Ajo që po ndodh në Theth është problematikë më e madhe, se tregon se zonat e mbrojtura, nuk janë më aq të mbrojtura. 

Nuk do habiteshim të shihnim një kantier apo kullë. Kur ka shkuar kreu i qeverisë të merret me çibanët, tregon se shteti nuk funksionon më. Lungomare është një projekt që i ka parashikuar ato biznese që të hapen ato hapësira. 

Ashtu është projektuar si projekt që të ketë një vijë bregdetare dhe vija e dytë të jetë e tillë me karrige me shërbime. 

Ajo është një masakër që i është bërë bregut. Kjo që merret qeveria është maja e ajsbergut, është si të merremi me parkimet që kanë zënë hapësirat. Ne në Shqipëri e kemi të paidentifikuar se çfarë do të thotë pronë publike. 

Ne nuk kemi një qasje se si duhet të sillemi ndaj hapësirës publike. Lejet që parashikohet që janë dyqane apo lokale duan hapësirë, duhet detajuar që në projekt. 

Duhet parashikuar nga urbanistët, që kur jepet leja e ndërtimit se ku do vendosen këto karrige.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy