
Regjisori Kastriot Çipi thotë se vaksina anti-Covid Pfizer nuk është testuar për parandalimin e përhapjes së virusit dhe se jo vetëm që nuk mbron, por efektet anësore të Pfizer dhe vaksinave të tjera janë të tmerrshme.
Ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, se në vitin 2021 janë më shumë efekte anësore dhe vdekje nga vaksina anti-Covid, se të gjitha vaksinat e tjera në të gjitha kohët.
Sipas tij, të gjitha qeveritë dhe jo vetëm e jona kanë firmosur kontratën që e çlirojnë kompaninë nga pagimi i dëmeve të vaksinës.
Rama në fillim thoshte mos blini alkool dhe maska dhe një javë më pas, në 15 mars dolën mjetet ushtarake në rrugë, u vendos gjendja e jashtëzakonshme.
Trupat ushtarake në rrugë i ka nxjerrë vetëm Shqipëria, për të terrorizuar popullin. Çfarë kishte ndodhur në Europë për të pasur këtë panik? Një muaj më para ky terror ishte në Itali.
Në shkurt në Itali nuk ka pasur vdekje. Çfarë dinte bota? Dinte videot që na servireshin nga Kina, të njerëzve që binin në rrugë. Kur u bë Kina burim kaq i besueshëm informacioni?
Kur ne nuk lëmë gjë pa thënë për Kinën, se është vend diktatorial, terrorist. Njeriu i thjeshtë nuk ka pse të dyshojë, por politikani e ka për detyrë të dyshojë. Kina kishte shumë për të përfituar atë situatë.
Kina është vend totalitar. Ne bëmë harakiri, mbyllëm ekonomitë në mënyrën më idiote të mundshme. Provokuam një krizë nga hiçi.
Plan-demia siç e quaj unë, ishte rast i mirë për individët me prirje diktatori për të zgjeruar pushtetin. Conte është fotografuar pa maska me të dashurën e vetë. Boris Johnson në atë kohë bënte orgji në zyra.
Për politikanët nuk ka qenë e mistershme. Kur ishte e mbyllur, Elisa Spiropali bënte mësime kërcimi.
Tek ne nuk lejoheshin fëmijët të dilnin, si më jep një dënim që nuk ia jep atij që ka vrarë, i cili ka 3 orë leje për diell.



