Reshjet e dendura shiut kanë krijuar probleme në disa zona të Durrësit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Një situatë e rënduar është krijuar te lagjja nr.18, pranë stadiumit.
Rrugët janë përmbytur dhe uji ka mbërritur në lartësinë e trotuarve, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
I gjithë qyteti bregdetar është përfshirë ditën e sotme nga reshje shiu dhe erë e fortë me shpejtësi deri në 13 m/s.
Si pasojë e motit të përshtatshëm janë pezulluar edhe lundrimet e trageteve drejt Barit.



