13 Tetor, Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat

13 Tetor, Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat

Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave shënohet më 13 tetor.

Kjo ditë ka për qëllim ndërgjegjësimin për një mjedis të gjelbër dhe reduktimin e ekspozimit ndaj katastrofave.

Kjo ditë filloi shënimin që në vitin 1989, pas një thirrje nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të promovuar një kulturë globale të ndërgjegjësimit ndaj rrezikut dhe zvogëlimit të fatkeqësive.

Organizata e Kombeve të Bashkuara atë kohë ka hartuar një Strategji Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave, e cila kishte për qëllim reduktimin e humbjeve njerëzore, sociale, ekonomike dhe mjedisore për shkak të rreziqeve natyrore, ndryshimeve klimatike, mjedisit dhe kushteve ekstreme të motit.

Kjo ditë shënohet çdo 13 tetor, dhe ka për qëllim vetëdijesimin e njerëzve dhe komuniteteve në mbarë botën për të ulur  ekspozimin ndaj fatkeqësive, për rëndësinë e frenimit të rreziqeve me të cilat përballen.

Fatkeqësitë po zhvendosin miliona njerëz çdo vit.

Fatkeqësitë, shumë prej të cilave janë përkeqësuar nga ndryshimet klimatike, kanë një ndikim negativ në investimet në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rezultatet e dëshiruara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy