Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Afrika nga momenti në moment rrezikohet nga shpërthimi i rasteve me Covid-19 që parashikohet të jenë shumë herë më të mëdha se në herët e tjera.
“Jam shumë i shqetësuar se do të shohim hov të sëmundjes në Afrikë”, tha shefi i emergjencave pranë OBSH-së, Michael Ryan.
Atje janë konfirmuar mbi 725 mijë raste pozitive dhe rreth 15 mijë viktima.
Numri i rasteve në Afrikën e Jugut, shtetin më të prekur të kontinentit, mund të shihet si një paralajmërim për atë se çfarë mund të ndodhë në pjesën tjetër të Afrikës.
Në Afrikën e Jugut janë konfirmuar mbi 370 mijë raste pozitive dhe 5 mijë viktima.
“Kjo nuk është vetëm një thirrje zgjimi për Afrikën e Jugut. Duhet ta marrim shumë, shumë seriozisht atë që është duke ndodhur në Afrikë”, tha Ryan.



