Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, duke shkaktuar probleme të shumta në disa zona. Në një status në Facebook, ministri i Mborjtjes Niko Peleshi bën të ditur se grupet e punës po punojnë për të shbllokuar aksin Bogë-Qafë Thorë nga dëbora dhe situata të rikthehet në normalitet.

“Ndërsa në Gjirokastër puna vijon në rrugën e Zhlatit dhe në Lazarat. Aktualisht prurjet e lumenjve janë brenda shtretërve të tyre, niveli i Vjosës në Përmet ka filluar të bjerë”, shkruan Peleshi.



