Një mjek dhe një infermier me COVID-19 janë shëruar

Një mjek dhe një infermier me COVID-19 janë shëruar

Mes 17 të shëruarve nga COVID-19 janë një mjek dhe një infermier. Bëhet fjalë për mjekun e parë të konfirmuar pozitiv në spitalin e Durrësit dhe një infermier në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë lajmin e mirë me publikun nëpërmjët një postimi në facebook.

“Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19”, shkruan Manastirliu.

Mjeku i spitalit të Durrësit dhe një infermier i Spitalit “Shefqet Nroqi” tashmë të shëruar ndodhen në shtëpitë e tyre ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.

Duke ndarë lajmin se mes pacientëve të shtruar në spital dhe të vetëkarantinuar, janë 17 numri i qytetarëve që janë shëruar, Manastirliu thotë se po rritet numri i qytetarëve të prekur dhe atyre që kanë nevojë për trajtim në spitale.

Në fund Manastirliu u bën thirrje qëtetarëve që të respektojnë distancimin social dhe të zbatojnë masat e higjienës personale për të ndalur përhapjen e COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy