Publikimi i testit të Matematikës, reagon Ministria: Prokuroria të fillojë hetimin

Publikimi i testit të Matematikës, reagon Ministria: Prokuroria të fillojë hetimin

Pas testit të Letërsisë edhe kopje të testit të Matematikës së Maturës 2018 janë publikuar online.

Njëri prej tyre ka qenë deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili pjesë të kësaj teze i postoi në profilin e tij në rrjetin social "Facebook".

Por pasi deputeti demokrat publikoi testin e provimit të matematikës që u mbajt sot, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit.

Ministria e Arsimit i kërkon prokurorisë të nisë hetimet lidhur me publikimin në rrjetet sociale të testit të matematikës.

"MASR garanton publikun se ka marre çdo masë qe parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes ne 38 DAR dhe ZA, 206  mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e konsideron shkelje te rendë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë apo te pjesshëm si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.

Për këtë arsye i  kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përballë ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata", thuhet në reagimin e Ministrisë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy