Vaksina anti-COVID, një tjetër paciente pëson efekte anësore

Vaksina anti-COVID, një tjetër paciente pëson efekte anësore

Një tjetër paciente ka shfaqur probleme serioze neurologjike pas testit të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike multinacionale farmaceutike dhe biofarmaceutike, AstraZeneca.

Kompania nuk ka dhënë detaje rreth kësaj sëmundjeje, e cila ka shtuar shqetësimet mes ekspertëve.

Të dyja gratë që pësuan efektet anësore morën një dozë të vaksinës eksperimentale në Britani, dhe ishin efektetet anësore të shfaqura tek ato që detyroi AstraZeneca-n që të ndalonte testimet për herë të dytë.

Tashmë testet klinike kanë nisur sërish në Britani, Brazil, Indi, Afrikën Jugore, por mbeten të pezulluara në SHBA.

Deri më tani, 18,000 persona kanë pranuar që t’u injektohet kjo vaksinë eksperimentale që po përgatitet nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit.

Sipas New York Times, raporti AstraZeneca, 111 faqe, thotë se qëllimi është një vaksinë me 50% efektivitet, një kufi i vendosur nga FDA e SHBA-ve në udhëzimet e lëshuara.

Për të përcaktuar me saktësi statistikore nëse kompania e arrin këtë qëllim, 150 pacientë të konfirmuar me koronavirus duhet të marrin pjesë në teste.

Sëmundja e shkaktuar si efekt anësor, është e rrallë, por serioze dhe ekspertët thonë se edhe ndodhja e një incidenti të tillë në mijëra pjesëmarrës, në një test klinik mund të jetë alarmante.

Përsëritja e incidenteve të tilla, thonë ekspertët, mund të çojnë në pezullimin e plotë të projektit AstraZeneca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy