Pasha Sana, është një nënë e divorcuar, e cila thotë se pensionin ushqimor të vajzës nuk e ka marrë kurrë, pasi nuk ishin të kurorëzuar në martesë, dhe se atësia u fitua me gjyq.
Duke folur për “MCN Informacion”, Sana tha se për sa kohë që personi nuk është i punësuar me sigurime, edhe ligji nuk ka çfarë ta bëj.
Përveç ndarjes me personin në fjalë, kam pasur ndarje dhe me familjarët e tij.
Ka qenë jo vetëm humbje kontakti, por edhe informacioni.
Ndarja ka ardhur gjatë shtatzënisë, ka qenë një braktisje në shtatzëni.
Ka qenë shumë e vështirë për ta përballuar, por me ndihmën e familjes e kemi kaluar.
Unë e di që ky person nuk është i siguruar. Nënat mundohen të bëjnë dhe dy punë, siç kam bërë dhe unë, vetëm për mos t’i shtrirë dorën njeriu.
Kam marrë informacion dhe ka rezultuar i pasiguruar dhe shpesh ka lëvizur dhe jashtë.



