Manastirliu: Sot presim 11,700 vaksina të tjera Pfizer

Manastirliu: Sot presim 11,700 vaksina të tjera Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme do të mbërrijnë edhe 11,700 vaksina Pfizer.

Manastirliu ishte për të parë nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të fabrikave. Ajo tha se deri tani janë 6 mijë punonjës të fasonerive që kanë marrë dozën e parë.

Kemi ndjekur si po shkon procesi i vaksinimit. Kemi disa javë që kemi filluar duke përfshirë edhe punonjësit e fasonerive. Janë vaksinuar me dozën e parë më shumë se 6 mijë punonjës të fasonerive. Ritmet janë të larta.

Kemi vaksinuar mbi 600 mijë qytetarë. Kemi më shumë se 740 mijë vaksina. Sot pritet 11 700 doza të vaksinës Pfizer nga dy kontrata që kemi. Do të vijojmë me intensifikimin nëpërmjet të gjitha strukturave tona” tha Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy