Rama: Në fundjavë mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca

Rama: Në fundjavë mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të shtunën dhe të dielën mbërrijnë në Shqipëri 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca.

Kreu i qeverisë u shpreh se “Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit”.

“Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira”, – thekson Rama.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 281,254 doza të vaksinës ndaj COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy