Pas alarmit të dhënë për sasi të kontaminuara të salsiçeve Wudy, inspektorët e Autoritetit Kombëtar Ushqimor kanë nisur kontrollet në markete e supermarkete për heqjen nga tregu të këtij produkti.
Kontrollet janë shtrirë edhe në qytetin e Gjirokastrës, ku në sitë do të kalojnë të gjithë operatorët tregtarë. Drejtori i drejtorisë së AKU në këtë qytet Emin Beqari thotë se ka patur bashkëpunim me administratorët e marketeve ndërsa u bën thirrje qytetarëve që nëse i kanë blerë këto produkte të mos i konsumojnë.



