
Ditën e diel rikthehet ora dimërore, ku akrepat do të shkojnë 60 minuta pas dhe të gjithë ne mund të flemë pak më shumë. Në mëngjes, nga ora 3:00, akrepat do të kthehen pas në 2:00.
Marsin e vitit 2019, me 410 vota pro dhe 192 kundër, anëtarët e parlamentit europian treguan se mbështesnin masivisht idenë për të hequr dorë nga ndryshimi i orës që ndodh dy herë në vit. Projekti duhet të niste të zbatohej nga 2021-shi, por ai nuk ka marrë ende fuqi ligjore.
Asokohe, edhe anketimet mes qytetarëve të bllokut europian treguan se shumë prej tyre e konsideronin një ide të mirë shfuqizimin e rregullit për ndryshimin e orës në verë dhe në dimër. Ekspertë të ndryshëm gjithashtu pohuan se ndryshimi i orës në ritmin brenda gjashtë muajve nuk rezulton atë që premton. Kursimi i energjisë, sipas Komisionit të BE-së është minimal.



