Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura evidenton lisin 200-vjeçar në Shoshaj të Matit

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura evidenton lisin 200-vjeçar në Shoshaj të Matit

Agjencia Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ka verifikuar një lis shekullore në fshatin Shoshaj të Matit, duke e cilësuar si një monument të rrallë natyror.

Monumentit Natyror Qarri i Bardhë, në Shoshaj të Mat është një lis interesat që ka moshën më shumë se 2 shekuj me një kurorë të bukur dhe me degë të mëdha që ngjall kureshtje për kalimtarët dhe kryesisht turistët.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në njoftimin për media, informon se në vazhdën e punës për vlerësimin e gjendjes së Monumenteve Natyrore dhe gjithashtu edhe përditësimin e gjendjes së tyre, inspektuan dhe vlerësuan gjendjen e Bio-Monumentit Natyror Qarri i Bardhë, i cili gjendet në fshatin Shoshaj të rrethit Mat.

Ky Monument Natyror përfaqëson një dru Qarri me kurorë të rregullt, lartësi mbi 14 m, diametër të trungut mbi 60 m dhe perimetër të tij rreth 200 cm.

Ai ndodhet në një lartësi 335 m mbi nivelin e detit. Monumenti ka 7 degë të mëdha të cilat formojnë kurorën e Qarrit, që ka një perimetër mbi 34 m.

Mosha e këtij Monumenti është mbi 200-vjeçare. Ky Monument është ruajtur nga banorë të fshatit të cilët e konsiderojnë atë si një libër historie mbi brezat në këtë zonë duke qenë se mosha e Monumentit është aq e madhe.

Gjendja e tij edhe sot arrin të shprehë shumë mirë ato vlera shkencore (biologjike), estetike, didaktike e turistike për të cilat ky dru Qarri ka fituar edhe statusin Monument Natyre. Monumenti mund të mbërrihet me rrugën Burrel- fshati Mallunxë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy