
Qeveria shqiptare vendosi sot të asistojë me 500 mijë lekë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi.
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili i shprehu njëkohësisht ngushëllimet familjes së të miturit.
“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera. Engjëlli i vogël u dhëntë forcë”, tha Rama.
Samuel Ndoj u përplas për vdekje nga një autoambulancë në aksin Kakavijë-Gjirokastër, teksa priste me të ëmën, që të kalonte për në Greqi. I mituri ndërroi jetë në vend, ndërsa sipas dëshmitarëve, ambulanca ishte bosh dhe po ecte me shpejtësi.



