Zgjerohet me 20 autoambulanca të reja flota e Urgjencës Kombëtare

Zgjerohet me 20 autoambulanca të reja flota e Urgjencës Kombëtare

Flota e autoambulancave në terren është zgjeruar me 20 mjete të reja, me qëllim të shërbimit të Urgjencës Kombëtare.

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj panë sot nga afër flotën e re të autoambulancave që do të shpërndahen në gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, theksoi se ky është investim prej 1.4 milionë euro për sigurimin e automjeteve me standarde “të larta”.

Kjo si përpjekje për të përballuar dhe situatën pandemike COVID-19.

Manastirliu tha se ka pasur më shumë se 140 misione të realizuar nga strukturat e spitaleve, përgjatë vitit 2020.

“Do të jenë 15 postacione”, tha ajo, “ndërsa do të ketë një mini flotë rezervë për rastet e urgjencës”.

Ndër të tjera, Manastirliu tha se janë mbi 100 autoambulanca të reja të investuara në të gjithë Shqipërinë.

Përfshirë dhe ato të investuara në strukturat e Qendrave Shëndetësore, numri shkon “mbi 250 autoambulanca” të organizuar për të mirëpritur të gjitha thirrjet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy