
Nesër të gjithë maturantët pritet ti nënshtrohen provimit të matematikës. Një ditë para teastit, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka dhënë një mesazh inkurajues për maturantët.
Në posterin promovues, ministrja Kushi shprehet se suksesi i maturantëve në marrjen e dijeve është qëllimi më i lartë, ndërsa shprehet se meritokracia dhe arritjet e larta në dije janë pjesë e qëllimit madhor.
Nesër do të zhvilloni provimin e radhës. Dua t'ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer. Tashmë, suksesi është vetëm në dorën tuaj, prandaj kini besim në vetvete! Meritokracia dhe arritjet tuaja të larta në dije janë pjesë e qëllimit tonë madhor! Ju uroj shumë suksese të gjithëve!



