BE: Një në tetë vdekje në Evropë lidhen me ajrin e ndotur (VIDEO)

BE: Një në tetë vdekje në Evropë lidhen me ajrin e ndotur (VIDEO)

Një në çdo tetë vdekje në Evropë mund të lidhet me ndotjen, thuhet në një raport të Agjencisë së Mjedisit të Bashkimit Evropian.

Faktorët e tillë si ajri i ndotur, cilësia e dobët e ujit dhe ekspozimi ndaj kimikateve kanë kontribuar në 13 për qind të vdekjeve, thuhet në raport.

Sipas tij, komunitetet më të varfra dhe njerëzit në nevojë janë më të goditurit nga ndotja.

“Nevojitet një veprim i fuqishëm për t’i mbrojtur më të rrezikuarit”, tha agjencia.

“Ekziston një lidhje e qartë midis gjendjes së mjedisit dhe shëndetit të popullsisë sonë”, tha komisionari për Mjedis i BE-së, Virginijus Sinkevicius.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë se duke u kujdesur për planetin tonë, ne jo vetëm që i shpëtojmë eko-sistemet, por edhe jetët tona”, shtoi ai.

Raporti nga agjencia me bazë në Kopenhagë, zbuloi se 630,000 vdekje të parakohshme në BE u janë atribuar faktorëve të mjedisit më 2012 – që është viti i fundit për të cilin ka të dhëna në dispozicion.

“Njerëzit janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta në çdo kohë, përfshirë ajrin dhe ujin e ndotur dhe kimikatet, të cilat kombinohen dhe në disa raste veprojnë bashkërisht, duke ndikuar në shëndet”, thuhet në raport.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ndotja e ajrit shkakton vdekjen e miliona njerëzve në botë çdo vit dhe se është përgjegjëse për një të tretën e vdekjeve nga goditja në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy