Zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, thotë se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë rast të ri të konfirmuar me grip shpendësh.
Në konferencën e sotme për mediat, ajo deklaroi se Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë, vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë rast të ri të konfirmuar, nuk ka vatra të reja infeksioni, nuk la asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
Gjeci deklaroi se vazhdon fushata sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara, si dhe monitorimi i të gjithë territorit
Garantojmë konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta. Informacioni i nevojshëm për konsumatorët dhe fermerët gjendet në faqet e webit të Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.



