Mungonte energjia në shkollë, Ministria nis procedim disiplinor ndaj drejtorit në Lezhë

Mungonte energjia në shkollë, Ministria nis procedim disiplinor ndaj drejtorit në Lezhë

Ministria e Arsimit ka reaguar pas ngritjes së shqetësimit publik në lidhje me mungesën e energjisë elektrike në shkollën Orosh të Mirditës. Pas ankesës së banorëve të zonës, Ministria ka bërë verifikimet në terren duke konstatuar të drejtë problematikën e ngritur.

Nisur nga ky shqetësim konkret, gjatë një takimi publiktë zhvilluar në Lezhë, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka nisur sot procedimin disiplinor me motivacionin “Mospërmbushja e detyrave, mosmarrja e masave për situatën e krijuar nga mungesa e energjisë elektrike për një periudhë të gjatë në shkollën Orosh, që ka cënuar mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ndaj Drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Lezhës dhe Drejtorit të Zyrës Arsimore të Mirditës.

Ndërkohë në komunikim zyrtar me OSHEE, MASR garanton se shumë shpejt situata në shkollën e Oroshit do të marrë zgjidhje.

Shqetësimi u bë publik pak ditë më parë nga Dom Genci, prifti i fshatit Orosh të Mirditës, i cili bëri në forumin e qytetarëve për sigurinë publike ku ishte i pranishëm dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

"A mund të ketë integrim kur shkollat s'kanë dritë?! A janë të barabartë fëmijët e Oroshit dhe kur ata mund të kenë drita dhe a do të kenë drita ndonjëherë?!", tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy