Kreu i shoqatës së operatorëve turistikë, Zak Topuzi, nënvizon nevojën e pasjes së skemës miks në turizëm.
Nga studio e “MCN Live” ai foli për projektligjin që po diskutohet në komisionet parlamentare për dhënien pa garë të porteve turistike dhe tha se lind nevoja që këto porte të kryejnë funksionin.
Sipas tij, koncepti miks, pjesën më të rëndësishme nuk ka portin e jahteve, por faktin se sjell turistët që shpenzojnë 8-10 herë më shumë se turisti i zakonshëm.
Ky koncept është në përputhje me strategjinë që qeveria ka vënë, por problemi është te opozita e cila bën zhurmuesen gjatë kohës që diskutohen këto nisma. Këtu nuk është faji te marrja e portit të jahteve nga investitorëve strategjikë, se po qe se nuk e marrin portin dështon strategjia miks use.
Ti ke nevojë të bësh pikë për jahtet, se Mali i Zi me 600 mijë banorë ka dy portet më cilësore të jahteve të Mesdheut, ne duhet të jemi të kujdesshëm që nëse portet e jahteve nuk kryejnë funksionin, kthehen në të kundërt se janë trofe që përdoren për arsye politike, fushate. Nëse do jetë sipas sistemit miks use, do jetë mjaft efektive.
Ne kemi gati 20% më pak të ardhura se Maqedonia e Veriut dhe 2.5% më pak të ardhura për turistë se Kosova. Një nga problemet që kemi ne është se kemi vetëm 1% hotele cilësore me standarde me 5 yje dhe resorte. Një nga pikat që kemi kohë që insistojmë është përdorimi i skemave miks në turizëm, si një prej skemave më të mira për turizmin, duke u konsultuar me shoqatat tona dhe ekspertët e huaj.
Qeveria pranoi se një pjesë e strategjisë do kishte konceptin miks, ku një zonë do kthehet në një zonë gjithëvjetore duke përfshirë portin e jahtit, rezidencën me 5 yje, restorantet cilësore, restorantet e zakonshme, dyqanet e luksit dhe ato të zakonshme, kthehet një pol i rëndësishëm që funksionon gjatë gjithë vitit dhe siguron të ardhura për gjithë zinxhirin e njerëzve të zakonshëm.
Është një element që duhej eksperimentuar në Shqipëri 20 vite më parë. Ne kemi dy tre pika që kanë këtë koncept si porti i Durrësit apo Vlora, të cilët kanë këtë fizionomi, megjithëse prapë nuk është shumë e qartë se koncepti miks, pjesën më të rëndësishme nuk ka portin e jahteve, por sjell turistët që shpenzojnë 8-10 herë më shumë se turisti i zakonshëm.
Ky koncept duhet të ketë 70% kapacitete të cilësisë së lartë dhe të mesme dhe 30% apartamente për tu dhënë për turizëm, jo për tu blerë nga shtresat e larta. Tashmë ka turizëm luksi që nuk pyet për çmim, por për standard.
Ndërsa është dhe pjesa më e madhe që e duan luksin, por nuk ofrojnë cilësinë, ulin sipërfaqen e dhomës apo nuk plotëson diçka tjetër. Dhe kjo bëri që dhe turistët nga Kosova, të gjejnë rrugën drejt Greqisë.



