OBSH emëron sëmundjen zyrtarisht/ Koronavirusi merr emrin COVID-19

OBSH emëron sëmundjen zyrtarisht/ Koronavirusi merr emrin COVID-19

Koronavirusi që ka vrarë më shumë se 1.000 njerëz është emëruar COVID-19.

Emri i tij u konfirmua nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një përbledhje të përditshme të martën.

Duke diskutuar arsyet e vendimit, ai tha: "Ne duhej të gjenim një emër që nuk i referohej një lokacioni gjeografik, një kafshë, një individi ose një grupi njerëzish dhe i cili është gjithashtu i shqiptueshëm dhe lidhet me sëmundjen".

"Të kesh një emër ka rëndësi për të parandaluar përdorimin e emrave të tjerë që mund të jenë të pasakta ose stigmatizuese. Ai gjithashtu na jep një format standard për t'u përdorur për çdo shpërthim të ardhshëm të koronavirusit."

Numri i vdekjeve në Kinë tejkaloi 1.000 njerëz të martën ndërsa disa vende rritën përpjekjet për të përmirësuar liuftën ndaj virusit.

Shefi ekzekutiv i Hong Kongut Carrie Lam u kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz.

Ndërkohë, Koreja e Jugut u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë në Japoni, Tajvan, Malajzi, Vietnam, Tajlandë dhe Singapor, sipas Agjencisë Lokale të Lajmeve Yonhap.

Virusi ka infektuar mbi 43,000 njerëz dhe numri i tij i vdekjeve tashmë ka tejkaluar atë të shpërthimit të SARS në 2003.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy