
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton besimtarët se Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.
Sipas KMSH-së, programi do të hapet me leximin e Kuranit nga Hafiz Enes Hyka.
Më pas, kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, do të mbajë fjalën përshëndetëse.
Ceremonia do të vijojë me një ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica, ndërsa më pas do të falet namazi i Bajramit, i drejtuar nga kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu.
Hutben e Bajramit do ta mbajë myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.
KMSH bën të ditur gjithashtu se pritjet tradicionale me rastin e Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e institucionit, nga ora 09:00 deri në 12:00.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë uron të gjithë besimtarët dhe qytetarët për festën e Kurban Bajramit.




