Kryeministri Rama e ka bërë të udhës të ndryshojë mendim në minutat e fundit dhe kështu ka ndodhur edhe me fashën e re mbi 800 kilovat orë, e cila nuk do të hyjë në fuqi nga 1 tetori siç ishte parashikuar.
Në një videopostim nga zyra e tij Rama shpjegoi se kishte arritur në këtë përfundim pas diskutimeve me ekspertët, përmisimin e nivelit në kaskadën e Fierzës por edhe parashikimin e motit për periudhën në vijim.



