Izraelitët në kohë pandemie protestojnë në distancë kundër Netanyahut

Izraelitët në kohë pandemie protestojnë në distancë kundër Netanyahut

Në dy metra largësi nga njëri-tjetri dhe të veshur me maska fytyre, mijëra izraelitë protestuan të dielën kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, ndërsa respektonin rregullat e distancimit fizik nga frika e përhapjes së virusit Covid-19.

Organizatorët e protestës kishin shënuar pika në shesh për të respektuar rregullat e distancës fizike dhe për të orientuar protestuesit gjatë qëndrimit të tyre në këmbë.

Netanyahu po tenton të negociojë një marrëveshje me rivalin e tij politik, Benny Gantz, me qëllim formimin e një qeverie koalicioni.

Protestuesit i bënë thirrje Gantz që të refuzojë marrëveshjen me Netanyahu, pasi ky i fundit akuzohet për tri afera korruptive dhe mbi të gjitha qytetarët e kritikojnë për mosveprim të shpejtë ndaj pandemisë Covid-19, duke përfshirë edhe gjurmimin telefonik të qytetarëve nga agjencitë e inteligjencës.  

Ne po luftojmë për gjithçka dhe gjithçka është thelbësore për të ardhmen e këtij vendi dhe të fëmijëve tanë. Demokracia në Izrael është e rëndësishme, por edhe mënyra se si kjo qeveri po i përgjigjet krizës së krijuar nga pandemia Covid-19”, u shpreh për Reuters, Yair Lapid, deputet i opozitës.

Izraeli ka raportuar më shumë se 13 mijë raste me Covid-19 dhe 172 viktima, pavarësisht se Netanyahu njoftoi të dielën se disa nga masat për bllokimin e vendit do të lehtësoheshin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy