
Çdo vit Dita Botërore e tuberkulozit shënohet në 24 mars, dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes në mesin e popullatës për pasojat e rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike që ka tuberkulozi dhe të shtohen angazhimet për t’i dhënë fund epidemisë globale të tuberkulozit (TB).
Data 24 mars e shënon ditën në vitin 1882, kur dr. Robert Koh publikoi se e ka zbuluar bakterin që e shkakton tuberkulozin, me çka ka hapur rrugën drejt diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje.
Edhe përkundër arritjeve të mëdha, në këto dekadat e fundit TB vazhdon të mbetet një nga shkaktarët kryesorë të vdekjes në mesin e sëmundjeve infektive që shkakton vdekjen e rreth 4500 personave në ditë.
Çdo vit sëmuren rreth 9 milionë njerëz me TB dhe, ndër ta, rreth 1.2 milionë vdesin.



